Horoskopi > Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2017: Peshorja dhe Akrepi

Udhëtimi mund të jetë plani i fillimmuajit, në pritje të hënës së plotë të 3 dhjetorit.

Duket se do të kesh një arsye për të shkuar në aeroport, për të qartësuar çështjen e një kontrate apo një marrëveshje biznesi. Gjithashtu, mund të jeni duke punuar për një projekt në media, të printuar, dixhitale apo televizion.

Neptuni do të shpërndajë mjegullën e tij këtë hënë të plotë, kështu që mund të jetë e vështirë të kuptoni se çfarë kërkon klienti. Kërkoni të qartësoheni, sepse ky muaj do t’ju japë një sërë sinjalesh të ngatërruara, duke krijuar mundësinë për më shumë keqkuptime. Puna mund t’ju kërkojë t’u ktheheni gjërave për t’i rregulluar.

Gjithashtu, Mërkuri është në prapavijë që prej 3 dhjetorit deri në 22, duke ua bërë akoma më të vështirë të shikoni qartësisht situatën. Edhe blerjet e fundvitit do të jenë një sfidë dhe nuk do të keni shumë mundësi zgjedhjeje dhe përveç kësaj, koha jo e mirë do të vonojë fluturimet, ndaj blerjet bëjini në fillim të muajit.

Nuk është mirë të bleni elektronike gjatë Mërkurit në prapavijë, ndaj nëse e keni shumë të nevojshme mundohuni ta bëni duke marrë sa më shumë masa sigurie, si përshembull duke fotokopjuar çdo kontratë apo garanci, sepse mund t’ju shfaqen probleme.

Edhe udhëtimi pritet të jetë i vështirë. Vonesa, kohë e keqe: gjatë hënës së plotë të 3 dhjetorit por edhe gjatë hënës së re të 18 dhjetorit dhe 10 ditë pas saj, do të shikoni sesi gjërat do të komplikohen. Pas hënës së re mund të udhëtoni, por jo shumë larg. Shënoni adresat e sakta dhe sigurohuni se e keni rezervuar hotelin, pasi nuk do të doni të keni akoma më shumë probleme edhe për strehimin.

Më 19 dhjetor, Saturni hyn në shenjën e Bricjapit për herë të parë që prej 1991-shit, dhe në tre vitet e ardhshme do të fokusoheni tek banesa. Nëse ju duhet të shpërnguleni, jepini vetes kohë të gjeni vendin e duhur. Mund t’ju duhet rritje në buxhet për të gjetur vendin e duhur dhe nëse keni dëshirë ta bleni, Saturni do t’ju tregojë mënyrën për të kursyer.

Saturni do të jetë në sektorin tuaj të shtëpisë dhe pronave, dhe kur ai hyn në cilëndo pjesë të horoskopit, do të thotë se është koha për të mësuar dhe për t’ia marrë dorën përgjegjësive. Saturni njihet si mësues që ju jep përvojë dhe ju rrit; nëse jeni i ri, mund të bëni hapin e madh e të jetuarit vetëm për herë të parë.

Nëse jetesa me familjen është “shumë Ok”, mund t’ju duhet t’i vini në ndihmë një pjestari të saj.

Jeni ndër të paktat shenja që do të shikoni një rritje të ardhurash që do të vijnë në kohën e duhur, pasi ju do të shpenzoni shumë mes 9 dhjetorit dhe 26 janarit. Lajmet e mira nga financat mund të vijnë në javën e fundit të dhjetorit, ndërsa Marsi lëviz gati për t’u bashkuar me Jupiterin fatsjellës më 6 janar. Do të jetë një datë fantastike për të ardhurat.

Nëse bëni një punë krijuese, si dizenjator apo artist, apo punoni në një staf me artistë, Jupiteri dhe Neptuni do të jenë në pozicion të shkëlqyer gjatë gjithë muajit, duke ju ndihmuar të korrni fitore që mund të përkthehen në të ardhura.

Ndërsa tensionet e sezonit sa vijnë e nxehen, mund të hasni probleme në marrëdhënie. Më 1 dhjetor mund të testoni partnerin në dashuri apo atë në biznes. Në fundjavën e 16-17 dhjetorit, gjithçka do t’i kthehet normalitetit dhe në fakt, do të jetë më mirë se kurrë, sepse Urani do të jetë në sinkronizim të përsosur me Diellin.  Partneri mund t’ju bëjë një surprizë të ëmbël, që mund të jetë edhe një udhëtim i shkurtër dhe i bukur.

Pak ditë më vonë, më 20 dhjetor, Afërdita sunduese e shenjës suaj do të marrë sinjale nga Urani dhe si rrjedhojë, do të mbusheni me lumturi. Nëse jeni në një lidhje, do ta shijoni këtë ditë, por ata që janë single do ta shijojnë akoma më shumë sepse mund t’ju sjellë takime fatlume, rastësi të këndshme gjatë një udhëtimi apo qoftë edhe teksa bëni shëtitje nëpër lagje.

Planet për Vitin e Ri? Këtë vit, duket se do ta kalosh në shtëpi, rrethuar nga ngrohtësia dhe dashuria e familjes. Dita e parë e vitit bie gjatë hënës së plotë dhe shpejt do të sjellë lajme për karrierën dhe jetën tuaj private.

Akrepi njihet si shpenzues inteligjent parash, nikoqir, si i thuhet. Ju do ta vërtetoni këtë muaj.

Hëna e plotë e 3 dhjetorit mund t’ju përballë konkretisht me një çështje financiare, mund t’ju paguhet një komision apo një bonus. Ose mund të merrni më në fund një dëmshpërblim për të cilin jeni prej kohësh në gjyq.

Ky është problemi: Neptuni do të jetë në një pozicion jo të volitshëm, duke mbuluar faktet dhe numrat. Nëse diçka nuk ju duket bindëse, thuajeni dhe kërkoni një panoramë të plotë. Këtë muaj, Saturni gjithashtu do t’i bashkohet Mërkurit, ndaj nëse jeni në pritje të një bonusi apo një çeku, kur të vijë mund të zhgënjeheni disi, pasi mund të keni menduar se do të jetë një shumë më e madhe. Nëse e gjeni veten në vështirësi financiare, duhet të dish se shpejt do të jesh në një situatë më të mirë, kështu që llogaritini lekët mirë dhe vazhdoni me planet. Një shpërblim bujar do të vijë shpejt.

Hëna e re e 18 dhjetorit do ta çojë fokusin tek të ardhurat, por me Saturnin që do t’i bashkohet Diellit, mund të kërkoni një rritje rroge edhe pse të pakta janë gjasat që të merrni aq sa kërkuat. Kjo s’do të ketë të bëjë me diçka që e keni bërë apo s’e keni bërë, pasi performanca juaj në punë mbetet shumë e mirë. Lajmet mund t’ju stresojnë, pasi ndjeni se keni marrë shumë përgjegjësi mbi supe kohëve të fundit. Por për momentin, s’mund të bëni shumë.

Mos e diskutoni karrierën dhe të ardhurat me njërëzit e rëndësishëm që do të takoni më 21 dhjetor, kur Saturni do t’i bashkohet Diellit, një ditë e vështirë për të arritur atë që doni, veçanërisht për çështjet financiare. Një ditë më e mirë do të ishte 15 apo 16 dhjetori, kur Urani do të jetë në harmoni të përsosur me Diellin. Mund të përpiqeni- s’ju premtojmë dot gjë!

Lajmi i mirë është se Saturni do të largohet nga sektori juaj i financave më 19-20 dhjetor, ku ka qenë që prej 23 dhjetorit. Paratë do të mbërrijnë me të ikur Saturni, por do t’ju duhet të prisni sepse Saturni do t’i ketë kthetrat e ngulura edhe për pak në shenjën tuaj. Duhet të tregoni durim sa të vijë periudha e lehtësimit, që mund të presë deri në maj të 2018-ës.

Planeti i mësimeve, Saturni, po i drejtohet Bricjapit, që është edhe shtëpia juaj e tretë e komunikimit. Me të shkuar atje, pas 20 dhjetorit 2017, do të qëndrojë deri më 17 dhjetor 2020. Saturni do t’ju mësojë të bëni marrëveshje më të mira, përmes gabo-mëso, do t’ju bëjë të kuptoni si duhet të komunikoni, që të jeni më preçizë dhe më këmbëngulës.

Këto tre vite do jenë shumë më të thjeshta se ato që kaluat, kur Saturni ishte në sektorin e financave. Tani do të mësoni mjeshtërinë e komunikimit dhe ndonëse mund t’u duket e vështirë, do t’ju japë shumë.

Mund t’ju duket e lodhshme nëse mendoni se i gjithë dhjetori do t’ju kalojë me hallet e lekëve, por kjo do të thotë se më vonë do të jeni më të letësuar në këtë aspekt.

Në aspektin e dashurisë, jeni në situatën më të mirë të mundshme. Jupiteri bujar dhe fatsjellës është tani në shenjën tuaj dhe do të jetë në një kënd perfekt me Neptunin në shenjën e Peshqve, sektori juaj i dashurisë së vërtetë, gjatë gjithë muajit. Krahas kësaj, Marsi do të jetë gjithashtu në shenjën tuaj, duke ju dhënë sharm dhe sensualitet. Përdorni joshjen e famshme të Akrepit për të tërhequr admiruesit: këtë muaj s’do të dështoni.

Më 27 dhjetor, kur Marsi dhe Neptuni do të jenë të sinkronizuar, mund të shijoni një mbrëmje magjepsëse me një person të ri, ose më të dashurin tuaj të zemrës.

Marsi në shenjën e Akrepit nga 9 dhjetori deri më 26 janar do të shënojë periudhën më të rëndësishme të 2017-ës dhe vitit të ri 2018. Marsi do t’ju japë kurajë dhe dëshirë të fortë për t’ia dalë, pavarësisht qëllimit që doni të arrini. Gjatë janarit ndërmerrni hapa që t’i afroheni gjithmonë e më shumë ëndrrës suaj, madje edhe një hap i vogël do t’ju ndihmonte të gjenit drejtimin e duhur.

Nëse keni një projekt të rëndësishëm për të lançuar, apo një person të rëndësishëm për të bindur, bëjeni në fund të dhjetorit ose në çdo kohë në janar, veçanërisht në datat 5 ose 6 janar, dy prej ditëve më të shkëlqyera të dekadës për ju.

Artikuj të ngjashëm

. .