Horoskopi > Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin Dhjetor 2017: Luani dhe Virgjëresha

Parashikimi i astrologes së njohur për muajin dhjetor

Si Luan që jeni, e dashuroni të qenit i dashuruar. E dashuroni flirtimin, darkat nën dritat e qirinjve, mesazhet romantike, momentet e ëmbla bashkë. Zakonisht jeni alegro dhe në humor, por këtë muaj dukeni më seriozë se normalisht. Kjo mund të jetë një shenjë e mirë, pasi ju dhe dashuria juaj mund të kurorëzoni më në fund ndjenjat tuaja. Ose e kundërta. Mund të kuptoni më në fund se jeni të papërshtatshëm dhe se është momenti për t’u ndarë.

Saturni e ka testuar marrëdhënien tuaj për tre vite, që prej dhjetorit të 2014-s dhe gjatë kësaj kohe mund të keni kaluar ndarje të përkohshme prej punës, studimeve apo thjesht sepse partneri juaj nuk kishte mundësi fizike të ishte pranë jush. Tani, Saturni do të lëvizë drejt Bricjapit dhe do të largohet nga shtëpia juaj e dashurisë më 19/20 dhjetor për të mos u kthyer deri në 2044-n.

Para se Saturni të largohet këtë muaj, është koha për të vendosur për të ardhmen tuaj. Mund të zgjidhni të martoheni së shpejti, duke e bërë këtë sezon festash më të hareshëm se kurrë. Ose do të martoheni në 2018-n. Çfarëdo hapi të ndërmerrni, do të jetë i rëndësishëm dhe i ndikuar nga prezenca e Saturnit. Nëse gjendeni në anën tjetër të spektrit, është momenti t’i jepni pak kohë marrëdhënies dhe të largoheni nëse është e nevojshme. Pranoni realitetin dhe ecni para.

Sidoqoftë, ju presin shumë gjëra vitin që vjen, kështu që qëndroni optimistë. Më mirë të jetoni në një botë të vërtetë, sesa në një të mbushur me ëndrra e iluzione që s’do të realizohen kurrë.

Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 3 dhjetori deri më 22, duke bërë të sigurt që ju ta shihni botën të qartë kristal. Përpiquni të mos dilni në përfundime, pasi komunikimi do të jetë i cunguar gjithë muajin. Pyesni disa herë për t’u siguruar se keni dëgjuar gjënë e duhur ose e keni kuptuar qëllimin e folësit.

Bëjini që herët pazaret për dhuratat e festave. Dot ë jetë më mirë t’u jepni të dashurve tuaj karta klienti për t’u siguruar se do të blejnë diçka që u pëlqen.

Hëna e plotë më 3 dhjetor do të sjellë një festë dhe sigurohuni që të jeni prezentë. Me Jupiterin dhe Neptunin në sinkron, organizatori do të sjellë një atmosferë magjike për të ftuarit me drita, qirinj, lule dhe pjesëmarrës tejet interesantë. Bisedat do të jenë të gjalla prej hënës së plotë në shenjën e Binjakëve.

Hëna e plotë e këtij tre dhjetori mund të ndjekë edhe një tjetër trajektore. Mund t’ju sjellë në vëmendje vuajtjet e një mikeje e cila ka nevojë për suport emocional dhe këshilla. Ose mund të mos bini dakort me dikë nga shoqëria juaj  për diçka që ka lidhje me para të marra borxh ose të këmbyera për mall a shërbim. Sigurohuni që i dini gjithë anët e historisë para se të dilni në përfundime.

Nëse pranë tre dhjetorit jeni të angazhuar me një bamirësi e po mblidhni para për një kauzë të dashur për ju, mund t’ju dalë një problem i papritur. Merreni me sportivitet, buzëqeshni dhe ecni para. Kështu e ka jeta.

Mund të niseni në një udhëtim spontanisht prej një surprize speciale për ju. Do të dëgjoni diçka për këtë udhëtim misterioz në parajsat tropikale rreth 16 ose 20 dhjetorit. Do të jetë qejf dhe shoqëruesi juaj dhe ju, do të jeni të afërt me njëri-tjetrin. Do të krijoni kujtime të arta.

Nëse s’mund të udhëtoni sepse doni t’i kaloni pushimet me familjen, kini parasysh se shtëpia është aty ku është zemra. Marsi do të hyjë në shtëpinë tuaj të familjes më 9 dhjetor dhe do të qëndrojë deri më 26 janar. Si rrjedhim, do të dëgjoni të qeshura në dhomat e shtëpisë suaj dhe do të visheni në ngrohtësinë e familjes. Gjithashtu, planeti i fatit të mirë, Jupiteri do të jetë në sektorin tuaj të familjes duke sjellë optimizëm dhe mbështetje. Nëse shpresoni të blini një shtëpi apo të rinovoni atë ekzistuesen, banka do të jetë në pritje të kërkesës suaj. Kur Jupiteri është prezent, gjithë ëndrrat bëhen realitet.

Do të ndjeni presionin e sezonit për sa i përket kujdesit ndaj familjes, pasi Mërkuri do të jetë përbri Saturnit momenin që nis muaji. Të gjithë do ta ndjejnë këtë influencë në mënyra të ndryshme dhe duket se ju do të jeni të mbytur me punë në shtëpi dhe në zyrë. Festat thjesht po i japin një dorë trysninë ekzistuese. Mund të thoni se kjo ndodh çdo vit, por këtë vit do t’ju duhet të ndani prioritetet mes shtëpisë dhe punës.

Hëna e plotë e tre dhjetorit mund të sjellë lajme të mira për sa i përket një ngritjeje në detyrë ose një oferte pune me më shumë përgjegjësi e fuqi. Para se të pranoni, merrni vesh mirë ç’pritet prej jush. Neptuni do të jetë në kënd të fortë me hënën e plotë, gjë që sugjeron se puna që do t’ju ofrohet s’ka ende detyra të qarta. Do të mungojnë edhe fakte të tjera dhe do të jetë e vështirë të merret një vendim. Vonojeni përgjigjen nëse është nevoja, pasi ju pret një komplikim nga Mërkuri.

Mërkuri, sunduesi juaj, do të jetë në prapavijë nga 3 dhjetori deri më 22 dhjetor. Vonesat dhe keqkuptimet do t’ju frustrojnë, por duhet të tregoheni të zgjuar dhe të vendosni për një punë të re në janar, kur planetet do të jenë në anën tuaj. E vetmja e mirë e Mërkurit këtë muaj është se do të bëjë që të shiheni më shpesh me familjarët tuaj. Do të kaloni mirë në praninë e tyre.

Nëse jeni në tregun e shit-blerjes së pronave, mund të merrni një ofertë shumë fitimprurëse fundjavën e 16-17 dhjetorit. Sërish, mos bini dakort pa ardhur janari. Kontrolloni të ardhurat, ngadalësoni bisedimet. Kini kujdes nga Mërkuri në prapavijë.

Hëna e re, në 18 dhjetor, do t’ju gjejë të ngarkuar me punë dhe të lodhur, pasi do të gjendeni në dispozicion të miqve dhe të afërmve, në të njëjtën kohë. Ndani prioritetet dhe gjeni dikë t’ju ndihmojë. Do ta ndjeni veten shumë të lodhur.

Saturni do të jetë i lidhur me Diellin dhe hënën gjatë hënës së plotë të 21 dhjetorit. Prej kësaj, një nga prindërit tuaj do të ketë nevojë për ndihmën tuaj në moment të fundit. Në një muaj si ky, duhet të jeni të përgatitur për gjithçka dhe mos hamendësoni se do të keni kohë të improvizoni.

Të udhëtuarit do të jetë e pamundur javën e fundi të muajit dhe është ide e mirë të përmblidheni. Udhëtoni diku pranë, ku mund të shijoni luksin. Me Jupiterin, planetin e lumturisë, në sinkron perfekt me Neptunin, do të doni të shkoni në një resort me borë që ka oxhakë në çdo dhomë. 27 dhjetori do të jetë dita perfekte për të bërë diçka të veçantë. Flokët e borës që bien, teksa ju jeni të përqafuar me njeriun e zemrës, dritat e ngrohta të oxhakut, 27 dhjetori do të jetë një ëndërr.

Artikuj të ngjashëm

. .