Çfarë po ndodh rreth nesh > Shqipëria

Horror në qendrën tregtare në Tiranë: 300 njerëz të bllokuar brenda pa drita

‘S’na përgjigjet as policia, as zjarrfikësja në telefon.’

Qendra tregtare City Park është përmbytur nga reshjet e shiut edhe këtë vit. Raportohet se situata është e rëndë dhe uji ka zaptuar të gjithë dyqanet, ndërkohë siç i shkruan një nga të pranishmit Blendi Fevziut gjatë ‘Opinion’-it, gati 300 veta janë bllokuar brenda.

“Kemi ngelur në City Park brenda, jemi i gjithë stafi, gati 300 veta. Askush s’po na ndihmon. Këtu s’ka drita, është një horror i vërtetë. Ka dhe klientë me familjet e me fëmijë. S’mund të na lenë këtu. S’na përgjigjet as policia, as zjarrfikësja në telefon.”

Ndërkohë një mjet i ushtrisë është dërguar drejt qendrës tregtare për të evakuar qytetarët.

Reshjet e dendura të shiut ditën e enjte kanë bërë kërdinë në gjithë Shqipërinë. Tirana është përfshirë nga përmbytje masive, përfshirë këtu edhe autostrada Tiranë-Durrës, ku makinat janë mbuluar kryekëput nga uji.

Artikuj të ngjashëm

. .