Shakatë e tepruara dhe gjestet pa takt që bëni kundrejt partnerit mund të jenë një shenjë jo dhe aq e mirë për lifhjen tuaj. Çdo marrëdhënie ka ulje ngritjet e saja, por studimet e fundit kanë zbuluar se shumë prej divorceve në çift vijnë prej mospërfilljes nga ana e partnerit.
Ekspertët duket se janë të sigurtë kur thonë se ta bësh partneri të ndihet i pavlerë apo të tregohesh indiferentë është rreziku kryesor që i kanoset një martese.
Mungesa e respektit, vënia në lojë përmes gjesteve te trupit s’bëjnë gjë tjetër përveçse largojnë partnerin prej jush duke e ngarkuar atë psikologjikisht.
Kur dozat e mospërfilljes shtohen, automatikisht i/e dashura juaj do të fillojë të harrojë gjithë cilësitë e mira që kishit dhe admirimi në sytë e saj/tij do të zbehet.
Nëse e kuptoni në kohë që e dreqosët përvishni mëngët dhe bëni çdo gjë për ta parë sërish të lumtur. Mund të flisni për gjëra të bukura të së kaluarës apo të kujtoni si ratë në dashuri... Diçka do t’ju vijë ndër mend.
Burimi: The Independent