Si jetojmë > Social Buzz

Vajza i jep 221 mijë dollarë të pastrehut që i pagoi karburantin me 20 $ e fundit

Magji Krishtlindjesh.

Një vajzë e re në New Jersey i ka dhënë plot 221 mijë dollarë një të pastrehu që e ndihmoi në një moment të vështirë.

Vajza nga Philadelphia mblodhi paratë në një site bamirësie për të falënderuar të pastrehun Johnny Bobbit Jr. që i dha 20 dollarin e tij të fundit kur makina e la në mes të rrugës sepse nuk kishte karburant as para për ta paguar. Ajo nuk kishte para për t’i kthyer në moment, por u sigurua të shkonte disa herë tek vendqëndrimi i tij ku i çonte veshje dhe ushqim, derisa mori vendimin për të mbledhur para që do të ndryshonin jetën e 34-vjeçarit.

“Do doja të bëja më shumë për këtë burrë altruist,” shkruan ajo në faqen ku mblodhi fondet. “Besoj vërtet se Johnny ka nevojë për një pushim të shkurtër dhe shpresoj që me ndihmën tuaj do të jem unë ajo që ia jep,” përfundon ajo.

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm

. .