Kur mendoni Babastars, sigurisht që sillni ndërmend një nga grupet më të suksesshme të rap-it shqiptar. I doni ose i urreni, pas rëndësi ka, ata janë kudo dhe këngët e tyre i dinë të gjithë, po, edhe ti që dëgjon ACDC.
Të gjithë i ndjekin, i dëgjojnë, i komentojnë... ose do të paktën do donin t’i komentonin. Nëse do hapnit videot e Babastars-ave në YouTube, si të gjithë grupit, ashtu edhe single apo bashkëpunime, do të vini re që komentet janë të bllokuara.
Ndryshe nga artistët e tjerë të nivelit të tyre, reperat nga Kosova kanë vendosur të mos e lejojnë veten të ndikohen nga komentet e fansave, ndaj ju mund t’i mbani mendimet tuaja për vete, ose t’i çoni tjetërkund. ‘Babastarschannel’ është këtu vetëm për të prodhuar muzikë!
Ndonëse komentet, veç pëlqimeve, janë një tregues i saktë i suksesit/dështimit të këngës apo asaj që audienca kërkon, yjet e High e dinë fare mirë çfarë duan të sjellin. Nëse doni t’i thoni diçka komentojini në Instagram ose dërgojini mesazhe private, por qëndroni larg YouTube-it!