Gjatë një takimi me 300 të rinj të punësuar në biznese private, kryeministri Edi Rama deklaroi se në vend janë 36 mijë vende pune bosh.
“Janë 36,000 vende të lira pune sot në Republikën e Shqipërisë. Nuk janë vende të lira pune uniforme dhe për nivelin më të ulët të pagave, jo. Janë të të gjitha kategorive. [...] Nisin nga niveli më i lartë për pagat më të larta, deri tek pagat më të ulëta, për ata që s’kanë as diplomë, as shkollë, por janë të gatshëm të punojnë,” tha Rama.
Gjithashtu, kryeministri tha se:
“Nuk ekziston një shqiptar i vetëm që t’i bëjë naze punës më të rëndë jashtë. këtu një në dy shqiptarë duan të punojnë, por në shtet, me orë të tëra të lira për t’u marrë me punë tjetër të rëndësishme që janë llafet.”
Për të parë vendet e lira të punës të çdo fushe, klikoni këtu. Për të parë vendet e lira të punës në administratë, klikoni këtu.