Flitet përditë për të mirat e kafesë, por kjo i vuri vulën! Njerëzit që pinë tre deri në katër filxhanë kafe në ditë janë më të shëndetshëm se të tjerët, kanë risk më të ulët për të vdekur të rinj apo për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës. A mund të merrnim lajm më të mirë se ky? (Jo.)
Studimi për të cilin po flasim mblodhi të dhënat e 201 studimeve të mëparshme dhe gjithashtu zbuloi se konsumimi i kafesë është i lidhur me shans më të ulët prekjeje nga diabeti, sëmundjet e mëlçisë, demencia dhe disa lloje kanceri. (Haleluja, paska Zot!)
Po të listonim gjithë të mirat që vijnë me konsumimin e tre filxhanëve kafe në ditë ky artikull do të ishte 2000 fjalë i gjatë. Që nga kanceri i prostatës e deri tek jetëgjatësi më e lartë, kafeja u gjend përgjegjëse.
Dhe sigurisht, edhe këtu u gjend kleçka. Mos e pini me sheqer apo me qumësht me yndyrë. E dimë që qejfi i kafesë aty është, po ç’ti bësh.
Gjithsesi, përfundimet e studimit janë thjesht observacionale. Nuk shpjegojnë një marrëdhënie shkak-pasojë.
Burimi: The Guardian