Si jetojmë > Social Buzz

S’na e priste mendja në botë! Selfie-n e paskemi falë dy bukurosheve të Hollywood-it

Nuk e njihnim mendjen e ndritur që shkoi dhe na solli selfie-n, derisa Paris Hilton erdhi e na hapi sytë. Krijuesja paska qenë jo një, po dy! Ajo dhe Britney Spears ishin të parat në botë.

Në Twitter-in e saj, Hilton- i postoi një foto me Britney Spears-in ku shkruhej:

“11 vite më parë, unë dhe Britney shpikëm selfie-n!”

Pavarsisht postimit, plot humor ose jo, vajzat nuk ishin të parat që drejtuan kamerën drejt vetes dhe bënë foto.

Kujtoni postimin në 2014-ën të astronautit Buzz Aldrin, ku na tregontë selfie-n e tij në hapësirë, më 1966-n.

Ja dhe një foto e fotografit Joseph Byron në 1909-n.

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm

. .