Pak javë më parë, Big Mama pranoi se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj. Ndonëse fillimisht gjithçka ishte serioze, madje u fol gjatë dhe për një martesë të mundshme, gjërat nuk kanë funksionuar.
Keëgëtarja, e lodhur nga të gjithë që e pyesin për shkakun e ndarjes, vendosi t’u përgjigjet njëherë e mirë. Big tregon se lidhja e tyre nuk ka qenë një lidhje e shëndetshme dhe nuk kishte të ardhme. Gjithsesi, pozitiv është fakti që gjithë beqarët tani e mësuan dhe mund të hidhen në sulm! Ka qenë vetë Big Mama ajo që e ka shpallur të hapur 'konkursin'.
“Gjithçka ka marrë fund dhe jam lodhur duke folur për këtë gjë. Unë provova një lidhje serioze si çdo njeri, ishte serioze ndaj menduam për seriozisht. Gjithçka ka qenë në rregull, por ishim dy persona nga dy botë të ndryshme. Ai të vazhdojë rrugën e vet dhe unë timen. Ka mbaruar gjithçka, kështu që beqarët të më marrin në telefon!”- është shprehur ajo për ‘RTV 21’.