Sfilata e Victoria’s Secret u mbajt këtë vit në Shanghai dhe padyshim ia vlejti barra qiranë.
Nuk dimë në ishte atmosfera shumë orientale apo thjesht kimia shumë e mirë mes stafit dhe modeleve, por dimë se modelet këtë vit lanë me gojë hapur ata që mundën t’i shikonin nga afër, jo vetëm me linjat fantastike por edhe look-e plot ngjyra, flatra gjigande dhe madje, si asnjëherë më parë, sfiluan edhe dyshe.
Ndër momentet më të shumëpritura ishte sfilata e ëngjëllit brazilian Lais Ribeiro me Fantasy Bra, reçipetat e shtrenjta që ekspozohen çdo vit në shfaqjen e Victoria’s Secret. Këtë vit ato kushtojnë plot 2 milion dollarë dhe janë punuar prej floriri dhe zafiri.
Edhe veshja Swarovski, me të cilën sfiloi modelja Elsa Hosk, ishte një dizajn i veçantë plot me ngjyra dhe gurë Swarovski.
Kurreshtja e të gjithëve ishte edhe tek veshjet e sfilatës që ishin dizenjuar bashkë me Olivier Rousteing, dizenjatori i markës së famshme Balmain. Segmenti “Punk Angels” (Ëngjëjt punk) ishte plot gurë, perçina, çizme të gjata, duke e çuar në një nivel tjetër sfilatën e Victoria’s Secret, që njihet për ngjyrat e lehta dhe fjongot.
Diçka tjetër që bëri përshtypje këtë vit ishin modelet, që ishin zgjedhur me më shumë diversitet se kurrë, që sfiluan me flokët e tyre natyralë, jo më vetëm flokë të gjatë me onde të mëdha, por me kaçurelat apo flokët e veta të shkurtra.
Këngëtarët Miguel, Leslie Odom, Harry Styles dhe ylli i pop-it kinez Jane Zhang ndezën atmosferën, duke u dhënë ritëm ecjeve të modeleve më të njohura në të gjithë botën.