Kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Lalo është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare sot (19 nëntor 2017). Lajmi u bë publik para pak minutash nga Newsbomb. "Lalo pësoi një atak në zemër," shkruan Marina Vjollca, e cila ia dedikoi atij gjithë puntatat e ardhshme të “C’est la vie”
Në momentin që u bë publik lajmi, maestro ishte në transmetim në televizionin Klan si kryetar i jurisë së “C’est la vie”. Emisioni regjistrohet gjatë javës dhe audienca u gjend e konfuzuar nga lajmi i ndarjes nga jeta dhe prania e maestros në emision.
Klan ndërpreu transmetimin e spektaklit në nder të Lalos. Në edicionin flash, folësi Reis Çiço qartësoi se gjithçka ishte regjistruar dy ditë më parë dhe se maestro do të shfaqej edhe në puntatën e javës së ardhshme, pasi edhe ajo është regjistruar tashmë.