Njihuni me Manushi Chhillar, Miss World. Përveçse më e bukura e Indisë, dhe tani e botës, Manushi është një e re shumë inteligjente dhe me këmbë në tokë.
Si fillim, 20-vjeçarja studion mjekësi dhe do që të bëhet kirurge zemre.
Prindërit e saj janë si ajo. Shumë, shumë të zgjuar. I ati është shkencëtar ndërsa e ëma është profesoreshë e asociuar dhe drejtoreshë e departamentit të neurokimisë.
Manushi është indiania e gjashtë që fiton kurorën e më të bukurës së botës. E para që prej vitit 2000.
Ajo është kërcimtare shumë e zonja në disiplinën e Kuchipudi, që duket kështu.
Si dhe, mendon që gjithë nënat meritojnë një rritje rroge. “Nënat sakrifikojnë kaq shumë për fëmijët e tyre. Është profesioni që meriton medoemos një rritje rroge.”
Burimi: The India Times