Aksidentet ndodhin për një sërë arsyesh, po kryesisht gishti drejtohet nga drejtuesi i mjetit dhe sinjalistika rrugore. Policia ka për synim të sensibilizojë drejtuesit dhe a ka mënyrë më të mirë për ta bërë këtë se sa një gjobë e majme?
“Përdorimi i celularit është një nga problemet kryesore. Drejtuesit e mjetit e kanë kthyer në modë përdorimin e tij dhe nuk besoj se do të mund ta ulim vlerën aktuale të masës administrative prej 15 mijë lek të vjetra,” thotë Mitat Tola, drejtor i Policisë Rrugore.
Ekziston një paketë propozimesh që sugjeron rritjen e nivelit të kësaj gjobe 10 herë nga ç’është. Paketa s’është miratuar ende, por imagjinoni një gjobë 150 mijë lekëshe (të reja) sepse po postonit në Snapchat kroskotin. Apo sepse nisi kënga juaj e preferuar dhe u mërzitët në trafik, prandaj bëtë një video për Instagram.
Thjesht jo. Me aq lek blen një makinë të dytë, paguan dy vite master, vishesh për tre stinë, ikën me pushime në jug, blen iPhone-in e ri. Thjesht jo.
Është dhe shumë e rrezikshme, se u hutuam nga gjoba.
Burimi: Top Channel