Një sërë këngëtarësh me famë botërore po planifikojnë data koncertesh edhe në Tiranë, sipas Juli Dhames, drejtore e promovimit tek Bashkia e Tiranës.
I pari? Enrique Iglesias!
Këngëtari spanjoll pritet të vijë në Tiranë në maj, për një koncert të parë përpara publikut shqiptar, siç zbuloi Dhame tek “Pasditja ime” në “RTSH”.
Vitin e shkuar, Iglesias çoi shumë shqiptarë në Shkup, ku dha një koncert, por këtë herë s’do të na duhet të lëvizim fare.
Kujtojmë se për natën e bardhë, bashkia do të sjellë këngëtaren britanike Emeli Sande, që më 29 nëntor do të performojë tek sheshi i ri “Skënderbej” hite si “Next to me”; “Hurts” apo “Read all about it”.
Burimi: Revista "Who"