Mbrëmjen e djeshme, në sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse, u zhvillua eventi i ndarjes së çmimeve ‘Kult’. Mbrëmja që bëri bashkë të gjitha zhanret e artit shqiptar shpalli gjithashtu artistët fitues pas dhjetëra nominimesh.
Aktorë, këngëtarë, shkrimtarë, balerinë, instrumentistë dhe artistë të të gjitha llojeve u bën pjesë në eventin që realizohet për 13-të vite radhazi.
Mbrëmja gala ishte nën drejtimin e regjisorit Leonard Bombaj dhe mexosopranos Vikena Kamenica. Më poshtë, janë renditur fituesit me disa prej çmimeve më të rëndësishme të mbrëmjes.
Artisti Pamor i Vitit
Bashkim Ahmeti- "Ekspozitë Vetjake"
Balerini i Vitit
Ervis Nallbani- "Arrëthyesi"
Instrumentist i Vitit
Jonian Kadisha- "Koncert për Violinë Solo"- Bach, etij.
Interpretues lirik i Vitit
Vikena Kamenica- "I Capuleti E I Montecchi"
Kënga e Vitit
Alban Skënderaj- "Unë dhe Ti"
Aktor i Vitit
Bujar Asqeriu- "Familja Tot"
Regjia e Vitit
Altin Basha (Made In Albania)