Dashuri dhe seks > Flirt

Boll me strategji të mërzitshme: Kaq ju duhet për t'u dukur edhe më tërheqës

5 hile të thjeshta

Të dukesh tërheqëse  është më e thjeshtë nga ç’mund ta keni imagjinuar, nëse sigurisht do të veproni me zgjuarësi. I gjithë sekreti qëndron tek aftësia juaj për të bërë  të tjerët të mendojnë se jeni më shumë se interesantë. Dhe sigurisht përps pamjes fizike, mënyra se si silleni është çelësi i gjithçkaje.

1. Buzëqesh

Në dy eksperimente publikuara në 2014-ën, studius në Zvicër analizuan me kujdes lidhjen mes të qenit atraktivë dhe buzëqeshjes.  Ata zbuluan se sa më e fortë të ishte buzëqeshja aq më e këndshme bëhej për syrin një fytyrë.

2. Vishni sa më shumë ngjyrën e kuqe

Në mënyrë instiktive, djemtë tërhiqen më tepër kur një vazjë mban veshur diçka me ngjyrë të kuqe.  Por e njëjta gjë në fakt, ndodh dhe me gratë.

3.Bëjini të tjerët për të qeshur

Kush nuk do ta donte pranë vetes dikë që ka gati batutën për gjithçka? Studime të shumta kanë dalë në një përfundim të vetëm. Vajzat vdesin për djemtë që kanë sens humori.

4.Dilni më shpesh me qenin tuaj.

Sapo t’ju shohin, mendoja do t’ju shkojë menjëherë se jeni material bashkëshorti dhe të lindur për të qenë babai ideal. Studimet kanë treguar se nëse dikush është i aftë të mbajë një kafshë shtëpiake, krijon përshtypjen e njeriut të përgjegjshëm që është gati për diçka serioze dhe afatgjatë.

5.Luaj me bebet

Kërkuesit janë të bindur se burrat të cilët luajnë me bebushat janë më tërheqës për syrin e një gruaje.

Burimi:Independent

Artikuj të ngjashëm

. .