Showbiz dhe TV > TV Mania

Hani trahana, po kaloni kohë me fëmijët: Flet deputetja 2 vite pas humbjes së djalit

Dy vite më parë, deputetja e Partisë Socialiste e rrethit të Lushnjes, Tatjana Piro, humbi djalin dhe vëllain në një aksident tragjik.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Tatjana tregoi se pavarësisht dhimbjes së jashtëzakonshme, përpiqet të mendojë pozitivisht, me idenë se dy prej njerëzve më të rëndësishëm për të e shoqërojnë kudo nga lart.

Ndërsa foli për angazhimet në politikë dhe në biznesin e familjes, Tatjana që ka edhe një djalë tjetër dha një mesazh për të gjitha nënat e reja, nisur nga përvoja e saj.

“Nëse ka një thirrje që i bëj nënave të reja është shijoni fëmijërinë e fëmijëve tuaj. Nëse keni apo jo, pak rëndësi ka. Hani trahana e papare, por qëndroni me ta,” tha Tatjana, që përjetoi këtë humbje pikërisht atëherë kur ‘kishte arritur lumturinë e tejskajshme’. “Ruhu kur i ke të gjitha,” përfundoi ajo mesazhin e saj, sepse të papriturat ndodhin atëherë kur nuk i pret.

Artikuj të ngjashëm

. .