Dashuri dhe seks > Flirt

Vajza në sulm: Ju duhet vetëm një gjë në garderobë që të rinisni gjuajtjet

Dhe me sukses.

Dihej, por tani është e provuar shkencërisht që gratë janë më tërheqëse fizikisht dhe seksualisht kur vishen me të kuqe. Tani ekspertët po thonë se një pallto e kuqe është gjithçka ju duhet për të ndezur jetën tuaj dashurore.

Kjo teori është vënë në jetë nga Hayley Quinn, eksperte marrëdhëniesh, që kaloi një pasdite të tërë duke u endur rrugëve të Londrës veshur me një pallto të kuqe. Ajo u surprizua nga vëmendja që mori, ndryshe nga të gjitha herët e tjera. Këtë herë jo vetëm mori komente nga kalimtarët, por disa i kërkuan numrin e telefonit, dhe një tjetër i dhuroi një puthje në faqe.

Në fund të videos, 30-vjeçarja mbërriti në një përfundim: “Të veshësh të kuqe, çuditërisht funksionon,” tregon ajo. “Besoj se kjo ndodh ngaqë e kuqja bie në sy.”

Quinn provoi edhe nëse e kuqja do të rezultonte kaq e suksesshme online dhe po, ishte. Ajo e testoi duke krijuar dy profile të ndryshme. Në njërin vishej me të kuqe, ndërsa tek tjetri me ngjyra më neutrale. Pas vetëm tre minutash, ajo mori tre herë më shumë kërkesa tek profili i parë, krahasuar me të dytin.

S’ka nevojë për shumë diskutime, është e qartë që e kuqja të nxjerr në pah dhe nëse po kërkoni të njiheni me dikë, apo t’i tërhiqni vëmendjen, një pallto e kuqe është gjithçka ju duhet.

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm

. .