Metropolitan > Celebrity

A mund të mos i bezdisni ju lutem? Selena dhe Justin duken më në paqe se kurrë

Fotoja i thotë të gjitha...

Vendosën që kësaj here lidhjen ta mbajnë sa të munden larg syve të botës, por si çifti më i përfolur i momentit, të gjithë sytë janë mbi ta. Selena dhe Justin duket se vazhdojnë të shijojnë në privatësi rikthimin e tyre të ëmbël. Një prej fansave të çiftit ka publikuar një foto të tyre teksa shëtisnin diku në Los Angeles.

Dhe fytyra e Selena-s i thotë të gjitha. Të qetë, të qeshur  dhe më në paqe se kurrë më parë. Mësohet se këngëtarët janë zyrtarisht të dashur dhe se ylli i ‘Fetish’ është ndarë miqësisht me The Weeknd-in, pavarësisht thashethemeve që qarkullojnë rreth ish-çiftit.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të ngjashëm

. .