Si jetojmë > Social Buzz

Jo më kot ankoheshim! Ky problem i përhershëm vjen nga single- llëku!

"Kishim të drejtë"

 

Nuk është thjesht në kokën tuaj, që po shëndosheni që kur jeni ndarë prej të dashurit tuaj apo keni vendosur të jetoni vetëm në shtëpi.

Studimet thonë se kur jeni vetëm nuk e vrisni shumë mendjen se çfarë do të hani, kështu mundësisht skuqni shpejt diçka ose zgjidhni fast food – et.

“Njerëzit që jetojnë vetëm hanë pothuajse të njëjtat ushqime çdo ditë.” shprehet studiuesja Katherine Hanna.

Duke jetuar vetëm shihet sesi ulet ndjesia e kënaqësisë apo e motivimit për të gatuar. Ju nuk keni arsye për të shtruar tavolinën, për ta servirur ushqimin mirë e bukur pra e thënë ndryshe, nuk keni se kujt t’i bëni qejfin.

Kështu ju hani më pak fruta, më pak perime dhe më shumë ushqime gjysmë të gatshme.

Burimi: Women's Health

Artikuj të ngjashëm

. .