Anabel > Showbiz dhe TV

Festivali i RTSH-së refuzon këngën e tij: Kastro Zizo kthehet në debat politik

Pasi kënga e tij pjesëmarrëse nuk u pranua nga Festivali i Këngës në RTSH, Kastro Zizo u kthye në çështje debati për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas Berishës, Edi Rama po censuron edhe këngët e festivalit, ndërsa Kastro Zizo në një deklaratë publike u shpreh se situata e këngës së tij thjesht po përdoret politikisht.

Sali Berisha postoi pak më parë një status ku fajëson drejtorin Thoma Gëllçi, sipas tij të drejtuar nga Rama, se ka censuruar këngët pjesëmarrëse duke mos pranuar si konkurrent në Festivalin e Këngës Kastro Zizon, për shkak se kënga e tij kishte motive politike.

Berisha ka publikuar tekstin e këngës dhe një mesazh të ardhur në inbox-in e tij nga “kompozitori dixhital”, që shkruan se me urdhër të Thoma Gëllçit, kjo këngë nuk u lejua të konkurronte më tej.

“Përshëndetje Doktor. Pa ju besdisur po ju nis një këngë ende të pabërë publike, interpretuar nga Kastro Zizo, e cila sot me urdhër të Gëllçit u hoq nga konkurrimi në festivalin e RTSH-së. Pikërisht se është me mesazh dhe shumë e angazhuar! Teksti është mesazh i cili prek një nga plagët e shoqërisë shqiptare.

Për të gjithë ata që ikën nga vendi i tyre me dhembjen e familjarëve që lanë mbrapa, për një jetë më të mirë. Siguruan një vend, një jetë jashtë kufijve, por mbetën të huaj, madje edhe në vendin e tyre [...]

Kur censurohet artisti apo artistët si edhe krijimtaria e angazhuar, një shoqëri ka marrë fund!”

Vetë Kastro Zizo reagoi pak më parë lidhur me këtë deklaratë të Berishës, duke thënë se e gjithë situata e tij po shfrytëzohet politikisht.

“Situata po përdoret politikisht, kjo është e gjitha që mund të them”, u shpreh Kastro Zizo për “Newsbomb”.

Ja ku mund ta lexoni statusin e plotë të Sali Berishës dhe tekstin e këngës së Kastro Zizos.

Artikuj të ngjashëm

. .