Menu Kryesore > Si jetojmë

Do ta shihni veten të vdekur: Truri punon edhe kur trupi s'ka më shenja jete

"E pabesueshme"

Studimet po na tregojnë çdo ditë e më shumë sa i mistershëm është trupi i njeriut, por ky i fundit do t’ju shkundë mirë. Kërkimet e bëra në shkollën e mjekësisë në New York, kanë dalë në përfundimin se dhe në momentin kur trupi jonë merr fund, ndërgjegjja ende punon.

Studiuesit më së shumti u bazuan tek ata persona të cilët kishin vuajtur nga arresti kardiak, pra teknikisht kishin vdekur, por më pas kishin riardhur në jetë. “Të ringjallurit” thonin se edhe pse ishin deklaruar si të vdekur arrinin të dëgjonin biseda madje dhe të shikonin se çfarë ndodhte përreth.

“Vdekja konsiderohet si momenti kur zemra ndalon së rrahuri dhe gjaku nuk rrjedh më. Pra gjithçka varet nga zemra.” shprehet Dr. Parnia.

Kështu sipas studiuesve, në momentin kur gjaku nuk qarkullon më në tru, të gjitha funksionet e tij ndalojnë së punuari. Megjithatë ka dëshmi ku thuhet se në momentin e vdekjes ka një shpërthim të energjisë së trurit, arsyeja pse arrihet të shihet ende apo te dëgjohet edhe për pak, nga i sapovdekuri.

Burimi: The Guardian

Artikuj të ngjashëm

. .