Showbiz dhe TV > TV Mania

Si t’i thuash indirekt dikujt që s’e ke qejf: Kelvit ‘i shpëton goja’ në emision

Ja një mënyrë efektive.

Kelvi Kadilli e urren Katy Perry-n. Moderatori që nuk ka frikë të tregojë hapur pëlqimet dhe mospëlqimet e tij në puntatën e fundit të Pop Culture, tha se nuk e duronte dot këngëtaren amerikane.

‘E ka patur të vështirë të futet në muzikë, sepse është shumë e shëmtuar dhe s’ka zë,’ u shpreh ai gjatë një bashkëbisedimi me Dojnën në studio. Por duke harruar një detaj të vogël që Dojna ia rikujtoi menjëherë më pas.

Kelvi e krahason atë gjithmonë me Katy Perry-n! Çfarë do të thotë kjo?

 

Hugh Hefner & A playmate to be 😈 Sot ne @pop_culture_tch

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

Moderatori nxitoi t’i thoshte se i krahasonte nga ana e stilit dhe me siguri kështu është. Kelvi dhe Dojna duket se janë të afërt bashkë dhe kanë një kimi që e transmetojnë dhe nga ekrani, por në një rast tjetër, s’do ishte keq si metodë për t’i thënë dikujt në mënyrë indirekte se ‘nuk është se e ke edhe aq qejf’.

Artikuj të ngjashëm

. .