Ju mendoni se fëmija juaj është një gjeni i vërtetë dhe mundësisht ia përsërisni sa herë që ju bie rasti. Studimet më të reja thonë se një veprim i tillë nga ana e prindërve është në dëmin e fëmijës.
Kështu nëse i tregoni një fëmije se sa i zgjuar është, ai do ta ruajë “emrin” me çdo kusht, madje dhe do të kopjojë nëse është nevoja.
Falë studimeve të bëra, kryesisht te fëmijët e moshës 3 dhe 4-vjeçare, psikologët panë se ata që ishin cilësuar si “të zgjuarit” kishin tendencën të kopjonin më shumë sesa të tjerët, që iu ishte thënë thjesht “po, shumë mirë”.
“Jini të kujdesshëm me fëmijët. Ndonëse niseni për të mirë, lëvdatat që iu bëni i shtyjnë drejt sjelljeve të pahijshme.” na këshillon prof. Gail Heyman.
Burimi: NY Post