Kur një martesë nuk ecën, divorci duket si zgjedhje e parë, por nëse keni fëmijë, e gjithë kjo bëhet edhe më e vështirë. Për shumë gra, të qëndrojnë të martuara vetëm për hir të fëmijëve-ose të paktën deri në një moshë të caktuar- duket si strategjia më e mirë. Por nëse fëmijët janë arsyeja e vetme që ju mban bashkë ju dhe partnerin, do të thotë që kjo alternativë nuk është e shëndetshme për ta.
Madje të qëndrosh vetëm për këtë arsye, shpesh herë mund të rezultojë me më shumë pasoja se një divorc. Avokatë që merren me të tilla çështje, nga eksperiencat e tyre kanë rrëfyer se një fëmijë nuk shërben pët ta shpëtuar martesën, thjesht zgjat agoninë e ndarjes.
Sigurisht që ka përjashtime, sepse faktorët e mjedisit të jashtëm luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm. Sido që të jetë, nëse keni ngecur në një dilemë të tillë, mos bëni asnjë hap pa i bërë më parë vetes pyetjet e mëposhtëme.
1-A jeni shembulli i një lidhjeje të mirë?
Ju dhe bashkëshorti juaj jeni shembulli kryesor për rritjen e fëmijëve tuaj. Kjo do të thotë që nëse mes jush ka vetëm zënka dhe inat, fëmijët s’do të marrin gjë tjetër veç kësaj. Ata do të rriten të frikësuar, duke menduar se dashuria lidhet gjithnjë me të tilla trauma.
2-A po ndikon stresi i martesës tek aftësitë tuaja si prindër?
Nëse paqëndrueshmëria emocionale e të mos paturit në krah partnerin që ju duhet, shkakton tek ju inat dhe zemërim, është e sigurtë që fëmijët e kanë kuptuar. Ndonëse divorci duket i frikshëm dhe i trishtë për ta fillimisht, pas disa kohësh do të jetë çlirim për gjithë familjen.
3- Çfarë po prisni me saktësi?
Justifikimi i përbashkët është “derisa të rriten pak fëmijët”. Por duhet patjetër të pyesni veten se përse mendoni se kjo do të jetë më e mira pr ta? Mundohuni ta shihni me imtësi gjithë proçesin e divorcit dhe kostot që do të ketë ai në çdo stat të rritjes së fëmijëve.
4- Si po ndikon vërtetë tek fëmijët qëndrimi bashkë ?
Nëse shëndeti fizik apo mendor i fëmijëve tuaj është në rrezik, duhet të largoheni sa më parë. Stresi kronik që shkakton një martesë me probleme rezulton me pasoja të rënda tek ata. Ndoshta divorci, është zgjedhja më e mirë për gjithë familjen.
Burimi: Women’s Health