Çfarë po ndodh rreth nesh > Pushteti

A i del koha Erion Velisë të bëjë seks? Do habiteni, por ja përgjigjia e tij

Erion Veliaj është gjithandej. Në bashki, tek ai kopshti i ri që po inaugurohet, tek rrugët e reja, duke bërë muhabet me administratorin e pallatit tuaj për të siguruar një menaxhim sa më të denjë të hapsirës tuaj të banimit, brenda dhe jashtë Shqipërisë për angazhime të ndryshme pune, por a i del koha babait të Tiranës të bëjë pak qejf me të shoqen?

I ftuar në emisionin e ri të Roza Latit ‘Why Not’, Veliaj tha të vërtetën e madhe që na ka munduar të gjithëve. “Do habitesh po më del… Përtej humorit, unë besoj se me pak organizim, kush do i bën të gjitha. Është çështje prioriteti, por një ditë del për t’i bërë punët e qejfit.”

Veliaj që siç duket e ka gjetur formulën për të përfitar maksimalisht nga dita e tij, shprehu keqardhjen për gjithë të rinjtë e Tiranës, që kalojnë shumë kohë në kafe dhe në fund ankohen se nuk kanë kohë për asgjë.

Ajola dhe Erioni
Ajola dhe Erioni
Ajola dhe Erioni
Ajola dhe Erioni

Artikuj të ngjashëm

. .