Nëse mendoni se ju keni vetulla të plota, apo partnerit tuaj po i mbyllen sytë nga vetullat e çrregullta, tani ju themi se e ekzagjeroni dhe nëse ju kanë thënë se jeni shumë dramatikë, kanë patur të drejtë.
Diku në një qendër estetike në Rio De Janeiro, Brazil, dikush ka njohur për herë të parë piskatoren dhe jeta është bërë më e bukur. Në fotot e publikuara në Instagramin e ‘Biel Portella Sobrancelhas’ një nga transformimet më të bujshme ka qenë pikërisht ky i prezantuar në foton më poshtë.
Dhe nuk ka befasuar vetëm estetisten që i ka rregulluar, por dhe në Instagramin e ‘mbretëreshës së vetullave’, Anastasia Beverly Hills është përmendur gjithashtu si një nga ndryshimet më të mëdha dhe vetullat më të plota të para ndonjëherë.
Nëse mendonit se nëna s’bënte dy Leonid Brezhnev, ish-sekretar i partisë komuniste në Bashkimin Sovjetik, i njohur për vetullat shumë, po shumë leshatore, ja ku ju tregojmë një vetull-kaçurrel që është krasitur bukur porsi vetulla e Cara Delevingne.