Flaka Krelani nuk duket aspak si Flaka Krelani në fotot e saj të fundit.
Këngëtarja që njihet për zërin e fuqishëm në stilin e Christina Aguilera-s ka qenë në eksperimentim të vazhdueshëm me look-un viteve të fundit, duke u shfaqur tani krejt ndryshe nga ai që kishte kur konkurronte tek “Ethet e së Premtes” në 2005-ën.
Pasi provoi një sërë look-esh me flokët dhe me grimin, si flokët me gërsheta apo hoqi një pjesë të tërë të flokëve, Flaka Krelani përqafoi tani trendin popullor të grimit me ngjyra mishi dhe shumë highlighter, me flokë të gjatë me onde, sipas trendeve të bukurisë që janë përhapur mes vajzave të famshme në Instagram.
Këtë metamorfozë kanë pësuar edhe të tjera ish-konkurrente të spektakleve me talente të reja (shiko këtu) që e kanë nisur karrierën kur ishin adoleshente dhe të gjitha ndryshimet i kanë manifestuar përpara syve tanë.