Beauty > Thonjtë

Thonj për pothuajse festa: Ç’ti bësh kur s'është akoma koha për të kuqen e gjakut

Koha u ftoh, pulovrat i nxorrëm, shajet po ashtu, thonjtë janë akoma një nude e shpëlarë.

Po ç’tu bësh? Është fillim nëntori, festat s’kanë hyrë tamam dhe s’do t’i bësh që tani të kuq si gjaku. Duhet diçka thuajse festive.

Si puna e këtij modeli gold me maja të kuqe;

Ose të zinj me një vije të hollë gold në majë.

Dizenjot me gishtin e unazës ndryshe janë gjithmonë aty për ju. Një gri e errët me xixa të argjendta është gjithashtu një zgjedhje e zgjuar;

Po ashtu edhe ky dizajn i kuq si lëkurë gjarpëri.

A mund të flasim pak për sa e bukur është kjo lejla holografike?

Sidoqoftë, nëse s’ju pëlqen asgjë, mund të ktheheni tek nudja matte;

Ose mund t’i bëni të kuq që tani. Një jetë kemi.

Artikuj të ngjashëm

. .