Instagram ka lejuar gjithmonë postimin e fotove dhe videove nga galeria, me një kusht të vetëm: duhet të ishte bërë para 24 orësh maksimumi. Një limitim i pakuptimtë, kur e mendon. Dhe prandaj, Instagram tani lejon postimin e çdo fotoje apo videoje pavarësisht kohës kur është bërë.
Fotot nga ditëlindja e vjetshme, videot që bëre për Vitin e Ri, pushimet e 2015, të gjitha mund t’i postoni në Story pa u stërmunduar.
Kur shton një imazh më të vjetër se 24 orë në Story, një shënim me datën kur është shkrepur fotoja do të vendoset automatikisht. Shënimin mund ta lëvizni, zmadhoni apo fshini, si gjithë sticker-at e tjerë.
Ndryshimi vlen për versionin e 22 për Android, të cilin mund ta shkarkoni në Play Store.
Burimi: Android Police