Kush është tifoz i Tiranës apo Partizanit, e di ku e kemi fjalën kur themi “mi bashkie” apo “morr i kuq”.
Por morrat e kuq mesa duket do të kenë në krye vëllain e një ish-kryetari bashkie, Olsi Ramën, vëllai i Edi Ramës.
Ishte Fatjon Shehu ai që tha se kishte marrë informata se Olsi Rama do të jetë pjesë e ndryshimeve të klubit të futbollit, duke u bërë Drejtor i Përgjithshëm me vendim të presidentit Gaz Demi.
Sidoqoftë, ky lajm mbetet ende në nivel spekulativ. Olsi Rama është tifoz i kahershëm i “demave të kuq” dhe shkon t’i ndjekë shpesh në ndeshje.