Për herë të parë, National Australia Bank, mblodhi 500 milionë dollarë australianë nga investorë të ndryshëm që dëshironin të shihnin barazi gjinore në vendin e punës. Kjo është bonoje e parë gjinore.
Si funksionon?
Një investitor mund të këmbejë e zëmë 5,000 dollare me një bono gjinore, me afat maturimi pesë vjet dhe interes kthimi 3.25%. Këto fonde të mbeldhura u shpërndahen kompanive të ndryshme për të kultivuar një mjedis pune të barabartë për gratë dhe burrat.
Diçka të ngjashme realizoi më herët edhe një degë e Bankës Botërore, International Finance Corporation. Programi u jepte hua bizneseve në shtetet në zhvillim dhe një nga llojet e huave ishte “Banking on Women”, një sistem bonosh gjinore.
“Ishte programi i parë bonosh i fokusuar në krijimin e mundësive për gratë sipërmarrëse në tregjet në zhvillim,” thotë Denise Odaro, drejtoresha e marrëdhënieve me investitorët në IFC. U lëshuan dy programe bonosh në 2013 dhe 2014, të cilat mblodhën 268 milion dollarë dhe mbështetën mbi 20 projekte.”
Shqipëria është nën kujdesin e Bankës Botërore dhe si vend në zhvillim, mund të përzgjidhet për një program të ngjashëm.
Burimi: CNN