Mos u qani se nuk keni ç’të vishni këtë vjeshtë, pasi rrobat e verës mund t’ju vinë vërtet në ndihmë. Mjafton pak imagjinatë dhe ja ku do ta shihni veten plot kombinime të reja.
Xhaketa e lëkurës është shpëtimi i përhershëm. Hidhi fustanit tënd të preferuar veror një xhaketë lëkure dhe do të dukeni shumë stil. Nëse dëshironi mund të shtoni si aksesor edhe një kapele.
Ideja që xhinset e zbardhura janë për në verë, s’ka mbetur gjë tjetër veçse një mit. Vishi me një pallto të gjatë dhe do jesh kaq mirë.
Fustanin e mëndafshtë të cilin e ke preferuar mbrëmjeve të nxehta, mund ta veshësh sërish. Kombinoje më një pulovër të veshur sipër dhe një palë atlete apo çizme.
Të njëjtin fustan mund ta vishni edhe kështu: një pulovër e hollë dhe fustanin sipër saj.
Xhinse të shkurtra dhe geta: kombinimi i shumënjohur që godet përherë.