Fundviti është i mbushur me festa dhe me impenjime të ngjashme. Kjo s’do të thotë se e kemi kohën me kapul. 15 minuta në mëngjes janë mjaft dhe tepër. Sidomos kur ke këto katër veshje që të zgjidhin gjithmonë punë.
Temina dhe pulovra të thurura
Ngjan një kombinim i pazakontë, por realisht duken kaq bukur bashkë. Teminat janë zakonisht të përshtatshme për në mbrëmje dhe që të mos ngjani shumë të pispillosur gjatë ditës, vishini me pulovra të rehatshme.
Bluzë mëndafshi dhe xhinse të drejta
E mira e të mirave është që bluza të jetë me printe dhe të bjerë në sy, përderisa po zgjedhim pantallona të thjeshta si xhinset e drejta. Një e tillë me pika shkon më së miri me xhinse apo çdo lloj pantalloni dhe këpucë interesante.
Këmishë e bardhë dhe këpucë me xixa
Një veshje bazike si këmisha e bardhë dhe pantallonat e zeza çohet kollaj fare në nivelin tjetër me një palë këpucë rrëzëllitëse si ato që pamë në sfilatat e këtij sezoni.
Fustan me kuadrata dhe aksesorë të kuq
Një fustan casual me kuadrata (ose vija) bardhë e zi duket ekstra festiv nëse e komplementoni me aksesorë të kuq si çantë apo këpucë.