Të ushtrohesh në grup i bën njerëzit të ndihen fizikisht dhe mendërisht shumë herë më mirë se sa të ushtrohesh vetëm. Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, nëse kur shkoni në palestër ushtroheni në grup niveli juaj i stresit ulet me 26% dhe përmirëson ndjeshëm stilin tuaj të jetës.
Ndonëse ata që bëjnë ushtrime fizike vetëm, kanë rezultate fizike më të shpejta, s’mund të themi të njëjtën gjë për stresin. Ai është po aty, në të njëjtat nivele si më parë.
“Përfitimet e të ushtruarit me shokë apo kolegë, duke bërë bashkë gjëra të vështira apo duke inkurajuar njëri-tjetrin janë më të shumta në numër se sa kur zgjedh ta bësh këtë lloj aktiviteti vetëm.”- u shpreh një nga studiuesit e Universitetit të New England.
Ky studim nuk vlen vetëm për pjesën e aktivitetit fizik, por gjithashtu në çdo lloj aktiviteti tjetër në të cilin ndërveprimi është i mundur.
Burimi: The Telegraph