Si jetojmë > Beje Vete

Për kulturë më shumë: Çorapet e Noizy-t nuk janë çorape grash!

Që kur çorapet kanë gjini?

Sipas disa shqiptarëve çorapet kanë gjini dhe ato që kishte veshur Noizy janë “çarape femrash”.

Noizy kishte një palë “çorape të padukshme” që përdoren për këpucë të hapura, për të mos lënë të duken çorapet. Por njerëzit filluan të komentojnë:

“Çfarë çorapesh ka veshur Noizy, gjithë ai gangsta.”, shkruan dikush.

“Po ky çorape femrash ka mbath?”, një tjetër.

Photo Courtesy of "IN Tv"

Në fakt, çorapet nuk kanë gjini. Kanë numra, por nuk kanë gjini. Nëse lexoni kund “çorape grash” apo “çorape burrash” është më shumë ndarje për marketing (sepse të grave kanë ndonjë lule më shumë) apo për voli të numrave, që zakonisht burrat i duan më të mëdha.

Sidoqoftë, çorapet janë ndoshta veshja më uniseks në botë, duke qenë se në përgjithësi nuk duhet të duken.

Prandaj në dyqane shiten çorape të formave të ndryshme për modele të ndryshme këpucësh. Por këtu në vendin tonë njihen vetëm dy gjatësi: çorape të gjata dhe të shkurtra. Të dyja gjatësitë dalin mbi këpucët e zakonshme që veshim në përditshmëri.

Jo se është ndonjë turp, por në treg gjen çorape të të gjitha gjatësive për çdo lloj këpuce.

Thënë të gjitha këto, edhe po të ishin “grash”, ç’të keqe ka?

Artikuj të ngjashëm

. .