Përdoruesit e WhatsApp do të kenë më në fund një mënyrë për të zhdukur nga faqja e dheut mesazhe të dërguara gabimisht ose që s’duhej të ishin dërguar fare. Aplikacioni shton opsionin për të fshirë mesazhet e dërguara, pas vitesh të tëra kërkesash nga përdoruesit.
Quhet “delete messages for everyone” dhe fshin mesazhin e dërguar për të dy palët. Hileja qëndron në faktin se s’duhet të kenë kaluar më shumë se 7 minuta nga momenti i dërgimit, përndryshe nuk mund të fshihet.
Është e nevojshme që të dy perdoruesit në chat të kenë versionin e fundit të WhatsApp. Pasi mesazhi të jetë fshirë, në vend të tij do të dalë “this message was deleted” (ky mesazh u fshi).
Opsioni është konfirmuar edhe nga vetë WhatsApp, të cilët e shtuan opsionin e fshirjes së mesazheve për të dy palët në faqen e tyre me pyetjet më të shpeshta (FAQ). S’dihet ende në ç’mment opsioni do të jetë i përdorueshëm globalisht.
Burimi: The Telegraph