Në dimër, dizenjot për thonj frymëzohen nga bora, pemët e krishtlindjeve dhe xixat. Për të zgjedhur manikyrin tuaj të radhës merrni ide nga fotot e mëposhtme.
S’mund të gaboni kurrë me një të kuqe zjarri ose në tonalitete vere të ngrohtë.
Se nëse e kuqja është shumë e ashpër për ju, roza e zëvendëson më së miri. Shtoni pak detaj gold në gishtin e unazës.
Thonjtë ngjyrë livando ngjajnë shumë të ëmbël, por ky version i metaltë nxjerr në pah Mbretëreshën e Akullit brenda jush.
Ndërsa ky french me të bardhë dhe gri është origjinal dhe perfekt për ditët e ftohta.
E zezë mat. S’ka nevojë për më shumë fjalë.
Perlat janë shumë in këtë sezon. Përderisa janë në bluza dhe në xhinse, pse jo dhe në thonj?
Një dizenjo duokrom në bardhë e zi është gjithmonë zgjedhja e duhur.