Telashet financiare, problemet me intimitetin dhe keqkuptimet emocionale janë disa prej faktorëve që ndodh t’i dëgjojmë rëndom kur flitet për një divorc apo një ndarje. Por së fundmi, ekspertët tregojnë se të gjitha këto janë pasoja të problemit të vërtetë që në fakt është thelbi i një marrëdhënieje të shëndetshme. Pritshmëritë e larta që nuk plotësohen kurrë.
Pritshmëritë e tepërta shkaktojnë frustrime dhe shumë lëndim, jo vetëm në martesë por në të gjitha llojet e lidhjeve. Është e vështirë për të pranuar se burri apo gruaja që keni në krah nuk është ai/ajo që gjithnjë keni ëndërruar. Diçka e tillë, nëse nuk mbahet nën kontroll mund ta vrasë lidhjen në çdo moment.
Kjo sepse njerëzit kur vendosin të martohen presin që personi tjetër do të ndryshojë me kalimin e kohës sipas mënyrës së tyre. Është pikërisht kjo ajo që çon në zhgënjim dhe zemërim. E vetmja zgjidhje për këtë, është që të dy ju të punoni si një skuadër e vërtetë. Nëse doni të shpëtoni lidhjen apo martesën tuaj, bëni mirë që të vendosni disa objektiva dhe të kontribuoni bashkë për t’i arritur ato.
Burimi: The Independent