Xhinset mund të jenë veshja më në modë e të gjitha kohërave dhe në pamje të parë ngjajnë kollaj për t’u kombinuar. Dhe janë, deri në një farë mase. Por për t’u dukur si një fashionista e vërtetë, ndiqni këshillat e mëposhtme.
Mos iu shmang modeleve që s'të rrinë fiks. Shtoni një rrip më mirë.
Mos i vishni me çizme të ngushta. Në modë janë çizmet e tilla, të lirshme dhe me rrudha.
Xhinset e ngushta vishen me një bluzë voluminoze. Është ligj.
Mos hiqni dorë nga xhinset e shkurtuara kur vishni taka. Nëse tregoni pak kyç do të dukeni më të gjata.
Luani me oversize-in. Sa më të mëdha xhaketat dhe xhupat, aq më mirë.
Xhinset e ngushta janë goxha bazike në vetvete dhe prandaj duhet të gjeni një pallto interesante, që bie në sy.
Lajmi i fundit! Mund të vishen edhe me fustane!
Nëse vishni çizme deri tek kyçi, gjeni një palë xhinse të ngushta që arrijnë deri aty, as më lart, as më posht.