Nëse kërkoni për motrën 19-vjeçare të Lori Hoxhës, mund të gjeni rezultate sa gishtat e një dore. Është më privatja dhe më e rezervuara e treshes.
Kësaj here, pranoi të dilte e tëra dhe e bëra në Instagramin e Lorit, para plot 473 mijë ndjekësve. Mes Lorit dhe Sarës, Redia shfaqet veshur me të zeza, me grim natyral dhe gati për të vjedhur zemrat e ndjekësve. Shumë komentojnë se sa shumë i ngjan Redia të ëmës, apo sa e bukur qenka.
Herë të tjera që na kanë zënë sytë Redian ka qenë para dhjetë muajsh në një seancë Instagram live dhe në ca foto të vjetra në Facebook.