Pas mbylljes së llogarisë Rich Kids of Albania, një tjetër e ngjashme i zuri vendin. Kësaj here quhet Rich Kids of Tirana (fëmijët e pasur të Tiranës) dhe është plot 15 mijë ndjekës e pasur. Llogaria i ra në sy Daily Mail, që i kushtoi një shkrim.
“Llogaritë që tregojnë jetët e fëmijëve të pasur janë të tejmbushura me makina, por sidoqoftë, këta të rinj i çojnë makinat e tyre në nivelin tjetër. Të kesh një makinë të bërë me porosi me flamurin shqiptar duket se është një trend i momentit. Po ashtu edhe makinat veshur me kadife apo lyer në paternë ushtarake.
"Shumë prej fotove shfaqin mënyra kreative për të nxjerrë në pah pirgjet me para. Mund të përmendim një kotele ngjitur një çante plot me dollar, ose një tavolinë e bërë tërësisht me kartmonedha.”
Burimi: Daily Mail