Më herët gjatë ditës së sotme, Top Channel dhe Jonida Shehu njoftuan se bashkëpunimi i tyre mbaronte aty. Situata nuk u zgjidh aq paqëisisht, pasi Shehu e la emisionin në mes të sezonit dhe si rrjedhim televizioni do të marrë masa ligjore.
Ky nuk është i vetmi largim i emrave të njohur nga kanali televiziv. Më herët gjatë këtij viti, Marina Vjollca u largua për në Tv Klan. Sipas fjalëve, ajo donte një emision të sajin dhe këtë Top Channel nuk mund t’ia siguronte. Së shpejti, ajo do të nisë formatin C’est la vie në Klan.
Ndër largimet që bënë më shumë bujë këtë vit ishin ato të “Portokalli”. Erjon Isai dhe Bes Kallaku u larguan njëherazi dhe do të prezantojnë “Këngën Magjike”. U përfol një largim i Florian Binajt, por ishin thjesht fjalë. Situata mori përmasa të mëdha pas akuzave të Jul Dedës ndaj regjisorit Altin Basha. Sipas Dedës, fajin për gjithë largimet e kishte regjisori.
Adi Krasta supozohej të kthehej këtë vit në televizionin mëmë, por jo. Planet për të ringritur të “Diellën” dështuan dhe një emision alla “Jimmy Kimmel” nuk ia mbushi syrin moderatorit historik.
Alban Musta u largua, por nuk u largua nga Top Channel. Taknikisht punon për BCTV, por realisht e shohim përditë në të njëjtin emision duke reklamuar produkte të ndryshme.
Dhe së fundi, Olti Curri lau duart me Top Median. Momentalisht, ai është i angazhuar vetëm tek “E diela shqiptare”.