Krijesa më e vjetër që jeton në tokë është një breshkë 186-vjeçare që jeton në ishullin Saint Helena, e quajtur Jonathan.
Nga këto, 26 vite i ka kaluar me partneren Frederica, të paktën kështu mendohej. Studiuesit u desh të bënin ekzaminime, pasi çifti nuk po lë pasardhës dhe zbuluan se në fakt, Frederica është një Frederico pra, të dyja breshkat janë mashkull. Në pleqëri, Jonathan po eksperimenton me lidhjet homoseksuale, pra është prova më e mirë se nuk je asnjëherë vonë për ta shijuar jetën.
Breshka 186-vjeçare mbërriti në këtë ishull në vitet ‘1880, si dhuratë bashkë me tre breshka të tjera. Kurse Frederica mbërriti aty në 1991-shin
Jonathan është simboli i jetëgjatësisë dhe një atraksion turistik për ishullin, por që të konsiderohet krijesa më jetëgjatë në botë, duhet të kalojë rekordin e një zvarraniku 189-vjeçar.
Burimi: “Cosmopolitan”