Dafina Zeqirit i ra një dhëmb dhe na e tregoi. Ky është dhëmbi:
Tani të kalojmë tek çështja kryesore. Dafinës i ra dhëmbi duke ngrënë karamele. Pra, ajo që thonë dentistët, se gjërat e ëmbla, të ngjitshme dhe të forta nuk duhen mbajtur në gojë. Dafina e bëri dhe ja rezultati.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një dhëmb të vërtetë.
“Tani po filloj të shqetësohem vërtet. Edhe zëri më iku.
Gjithsesi që të jem e qartë, nuk është dhëmbi im i vërtetë, është këllëf. Këto karamelet s’të bëjnë fare mirë.”
E megjithatë, vazhdoi me ëmbëlsirat.
Tani, ajo ka ndërmend ta zëvendësojë me një prej floriri, kështu që nga njëra anë nuk i qëlloi edhe aq keq.