Shprehja ‘ti je çfarë ha’ në një nivel tjetër.
Karrotë – Sy
Karrotat janë të dobishme për sy të shëndetshëm. Janë të mbushura me antioksidantë, si beta-carotene, dhe ulin shanset për humbje të shikimit.
Arra – Tru
Nuk është rastësi ngjashmëria e arrave me trurin. Arrat janë shumë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë zhvillimin dhe funksionimin e trurit.
Selino – Kockë
Selinoja është një burim i mirë silikoni, që është pjesë e strukturës molekulare që u jep kockave forcë. Kockat janë 23% natrium, po ashtu edhe selinoja.
Avokado – Uterus
Avokadot janë një minierë acidi folik. Pakësojnë riskun e zmadhimit të cerviksit, që është një çrregullim para kanceroz.
Molusk – Testikul
Implementimi i molusqeve në dietë, të cilët janë të pasur në acid folik dhe zink, ka ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e cilësisë së spermës.
Qitro – Gjoks
Jo vetëm qitroja, por gjithë agrumet e kësaj familjeje, si limoni, portokalli dhe grejpfruti, përmbajnë substanca të quajtura limonoide. Limonoidet parandalojnë dhe limitojnë zhvillimin e kancerit në qelizat e gjoksit njerëzor.
Domate – Zemër
Ngaqë domatet janë të pasura me likopene, pakësojnë riskun e sëmundjeve të zemrës, si tek burrat dhe tek gratë. Nëse e përzieni me pak vaj ulliri ose avokado, trupi i përthith likopenet dhjetëfish më shumë.
Verë e kuqe – Gjak
Kur pini verë, po e mbroni trupin nga gjithë substancat e dëmshme në gjak, si kolesteroli LDL. Vera e kuqe pakëson trombozat, pra shërben si hollues gjaku natyral
Ginger – Stomak
Gingeri ka aftësinë të parandalojë të përzierat dhe të vjellat. Meritën e ka gingeroli, substanca përgjegjëse për shijen dhe aromën e gingerit.
Patate të ëmbla – Pankreas
Patatet e ëmbla janë të pasura me beta-caroten, një antioksidant të fuqishëm që mbron gjithë indet e trupit, përfshirë pankreasin, nga dëmet e shoqëruara me kancer.
Burimi: Woman’s Day