Kur vjen puna për një ikonë që ndërthur klasiken dhe trendet e kohës në mënyrë perfekte, mendja menjëherë na shkon tek Kate Middleton. Stili i princeshës është kaq modern, por gjithnjë brenda kodit të veshjes që pallati mbretëror kërkon.
Nëse e keni vënë re, Kate kurrë nuk është shfaqur në publik me thonjtë e lyera në ngjyrë të kuqe dhe me shumë gjasa nuk do ta shihni. Kjo, jo se dukesha ka diçka me ngjyrën e kuqë, por rregullat janë rregulla. Nëpër eventet mbretërore lejohet që princeshat të mbajnë vetëm ngjyra të lehta dhe shumë natyrale në thonjtë e tyre. Kjo shpjegon dhe faktin që mbretëresha Elizabeth ka mbajtur të njëjtën ngjyrë thonjsh për dekada me radhë.
Ndërsa Kate, nga ana tjetër që prej dasmës së saj, ka qendruar besnike tel nuancat e lehta të rozës. Kaq i rëndësishëm është ky rregull, sa dalëngadalë ka nisur ta zbatojë edhe e dashura e princ Harry-it. Edhe pse ende nuk është zyrtarisht pjestare e familjes mbretërore, ajo shfaqet kudo me thonj të lyera me ngjyra thuajse të padukshme.
Burimi: Marie Claire