Eduardo Yanez u përfshi në një skandal mediatik botëror pasi qëlloi me grusht një gazetar në tapetin e kuq.
Aktori “macho” i telenovelave meksikane ishte shumë i penduar dje, ndërsa jepte një intervistë për emisionin “El Gordo y la Flaca”, ku u përlot teksa kërkonte ndjesë për veprimin e tij jo etik.
E megjithatë, nuk ia fal gazetarit Paco Fuentes që e ngacmoi aty ku i dhemb më shumë: tek familja. Para pak kohësh, i biri dha një deklaratë skandaloze për të atin në rrjetet sociale, duke e akuzuar si abuzues me lëndët narkotike dhe se ka dhunuar gratë. Pas skandalit të grushtit, Yanez tha dje se ka marrë vendimin të mos flasë më me të birin.
“Dua t’i kërkoj fajde Paco-s, mënyra si veprova nuk ishte e duhura, jam shumë dakord me të gjithë ju, me publikun, me shtypin. Nuk bëra gjënë e duhur.
Mendoj se Paco u përfshi në një çështje që është shumë e ndjeshme dhe private për mua. Është të mbroj familjen, të mos lejoj që të ma prekin, ai hyri në diçka që nuk i takon, këmbënguli më tepër se ç’duhet dhe m’u duk se gati-gati po tallej me situatën time dhe unë e humba, s’durova dot më.”
Me lot ndër sy, Yanez u shpreh se e ndjen të nevojshme të marrë ndihmë profesionale, ndaj mendon të largohet nga Meksika.
“Do të largohem për ca kohë nga vendi me njerëzit që më duan, me njerëzit që më njohin mirë. Do të reflektoj lidhur me këtë dhe t’ia nis nga fillimi, sepse unë jam njeri dhe bëj gabime, por jam edhe bir i Zotit.”
Yanez dhe i biri, Eduardo Yanez Jr., kanë patur një marrëdhënie shumë problematike në syrin e publikut, që kulmoi me deklaratën e djalit në rrjetet sociale se i ati është “drogaxhi dhe dhunues grash”. Menjëherë pas kësaj deklarate, Eduardo Yanez Babai foli për mediat duke thënë se çfarëdo të ndodhte, ai prapë do t’i qëndronte në krah të birit.
“Ai do të më ketë këtu në çfarëdolloj situate, kaq dua ta marrë vesh.”
Por dje, në intervistën për “El Gordo y la Flaca”, Yanez tregoi me lot në sy se bashkë me të birin kanë marrë vendimin e përbashkët që të mos takohen më.
“Pas asaj që ndodhi, im bir nga ana e tij dhe unë nga ana ime, kjo përvojë më çoi të marr vendimin të mos e shikoj kurrë më tim bir.”