Sigurisht që moda është një formë e të shprehurit të vetvetes dhe potencialit të krijueshëmrisë, por ndodh që ndonjëherë të duket sikur stilistët duan të na vënë në lojë. Si Thibaut përshembull, stilisti japonez i cili na prezantoi me trendin më të ri javën e kaluar. Me shumë përpjekje mund t’i quajmë xhinse, ose 1% i mbetur xhinsi i sajuar në trup me çdo gjë tjetër.
Pjesa më e madhe e këmbëve është e zbuluar, por beli jo. Stilisti ka menduar të lërë tek tuk ndonjë fije xhinsi për të na kujtuar se jemi veshur.
These ‘thong’ jeans are a disgrace to denim https://t.co/x1mDIxm2NT via @nypost
— #FuggedaboutItHarvey (@TheBeaSmith) October 19, 2017
Ky lloj trendi nuk vonoi shumë dhe u përhap kudo në internet. Siç mund të pritej, njerëzit reaguan njësoj si ju kur i patë. Shumica e komentuesëve e quajtën këtë si gjënë më të shëmtuar dhe më jo-praktike që i kishin zënë sytë ndonjëherë.
Gjithsesi le të presim derisa Bella apo Rihanna të veshë një palë të tilla, për t’i parë nga një tjetër këndvështrim. Le ta quajmë këtë si përpjekja e fundit për këto ‘xhinse’.
Burimi: Cosmopolitan